Në Katedralen në Prishtinë, është mbajtur meshë për Adem Demaçin. Me lutje që shpirti i tij të prehet në paqe filloi mesha në Katedralen “Nëna Tereza”, raporton TV Arta.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në meshën e së dielës tha se të gjithë besimtarët bashkohen për t’u lutur për një njeri të madh, për një atdhetar që tërë jetën ia kushtoi atdheut e kombit të tij.
Imzot Gjergji tha po ashtu se Demaçi u është bashkuar figurave të ndritura të kombit si Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, e Ibrahim Rugovës. Ndërsa, në emër të familjes Demaçi, vajza e tij, Abetarja, shprehu mirënjohjen për këtë nder që i është bërë figurës së babait të saj.
Atdhetari Adem Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 82-vjeçare.
-
Mbahet mesha për Demaçin në Katedralen në Prishtinë
-
“Kisha nuk përton t’i bashkohet lutjeve për shpirtin e një atdhetari që ideal e kishte lirinë”
-
Nesër meshë për Adem Demaçin në katedralen “Nëna Terezë”
-
Si kremtuan Krishtlindjet në Prishtinë
-
UP-ja kujton Demaçin, rektori thotë se vepra e tij do të jetojë brez pas brezi