Akademikë, profesorë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës, me një minutë heshtje nisën mbledhjen komemorative në nderim të figurës së atdhetarit të shquar, Adem Demaçi.
Me jetën dhe veprën e tij, Demaçi,sipas profesoreshës Myrvete Dreshaj –Baliu, janë lidhur konceptet politike dhe vetëdija historike e popullit të Kosovës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se ka qenë emri i Demaçit që na dha guxim të jemi të pandalshëm në rrugën drejt lirisë.
I biri i tij, Shqiptar Demaçi, kujtoi demonstratën e 1994-s për Universitetin e Prishtinës, kur i ati i tij bashkë me rektorin Ejup Statovci, shpërthyen kordonin policor për të vazhduar tutje protestën.
Adem Demaçi vdiq në moshën 82-vjeçare nga shkaqe shëndetësore, përderisa figura e tij shihet si sinonim i rezistencës kombëtare, pasi kaloi afro tri dekada si i burgosur politik në burgjet e ish-Jugosllavisë.
-
Me jetën dhe veprën e Demaçit bashkohen përpjekjet e popullit shqiptar
-
Ngushëllimi i rektorit Marjan Dema, Demaçi mbetet frymëzim për breza
-
Kurti e Haxhiu kujtojnë Demaçin në tetë-vjetorin e vdekjes: Shembull i pathyeshmërisë
-
Adem Demaçi – udhërrëfyes i lirisë për shqiptarët
-
Tre vjet pa Adem Demaçin