Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka kryesuar sonte mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.
“Sonte, kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO. Pas sulmit të Putin-it, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, ka shkruar Gërvalla.
Qeveria të mërkurëm ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.
Tonight, I've chaired the first meeting of the working group, established by the?? government to increase our efforts for @NATO membership.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 9, 2022
After Putin's attack, the new era in #Europe requires a new strategy for securing peace in our continent. pic.twitter.com/SMEVmMUVIp