Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

May uron Haradinajn, i premton ndihmë për vendosjen e sundimit të ligjit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë kosovare nga kryeministrja britanike Theresa May, e cila shpreh përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat.

Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj

I nderuari kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Kosovës.

Edhe Kurti pranon telegram urimi nga Johnsoni: Mbretëria e Bashkuar e përkushtuar ta mbështesë Kosovën Arbëri Kurti pranon telegram urimi nga Johnsoni: Mbretëria e Bashkuar e përkushtuar ta mbështesë Kosovën

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike.

Ne jemi të përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.

Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj, dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të shtuar teknike dhe shpresojmë që iniciativat ekzistuese të gjejnë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suaj, siç është projekti me Mbretërinë e Bashkuar për asistencë Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në administratën publike.

Edhe Haradinaj uron Johnsonin, beson se do të vazhdojë qasja britanike kundër ndryshimit të kufijve Arbëri Haradinaj uron Johnsonin, beson se do të vazhdojë qasja britanike kundër ndryshimit të kufijve

Ne besojmë se bashkëpunimi Mbretëri e Bashkuar – Kosovë në këtë projekt është me rëndësi të lartë sepse nxitë profesionalizmin, llogaridhënien, dhe transparencën në administratën publike – dhe në këtë mënyrë, demonstron para botës përkushtimin e Kosovës në vlerat demokratike.

E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy qeverive tona. Do të jem e nderuar të ju mirëpres në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.