Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, të enjten ka vizituar Termocentralin Kosova B, me ç'rast është takuar me drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi.
Me këtë rast Matoshi ka thënë se MMPH-ja mirëpret dhe mbështet projektin për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 78 milion euro.
“Sot me drejtorin sqaruam edhe ndërrimin e filtrave të Kosovës B, që nuk janë ndërruar asnjëherë deri më sot. Unë e përgëzoj KEK-un dhe gjithë ata që punuan që ky investim 78 milion euro të vijë në vendin tonë”, ka thënë Matoshi duke shtuar më pas se KEK-u ka arritur t’i sigurojë edhe 20 milion euro për projektin që i paraprin ndërrimit të filtrave të Kosovës B, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe Thaçi kanë diskutuar edhe për ndërtimin e magazinave për deponimin e materialeve të rrezikshme, projekt ky i cili lidhet me dekomisionimin e Kosovës A si dhe projektet mjedisore sidomos në zonën e Obiliqit dhe përreth.
Nga ana tjetër, drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se kjo korporatë përveç projektit për ndërrimin e filtrave, ka synim edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me energji të pastër, apo alternative.
“Patëm një takim për të arriturat e KEK-ut sidomos në theks të veçantë Termocentralin B në ndërtimin e filtrave qe është një projekt i financuar nga zyra e BE-së, 78 milionë ndërsa KEK-u ka obligim 20 milionë. Ne si KEK jemi në fazën e projektit të prodhimit të energjisë solare dhe shumë shpejtë do të fillojmë me implementim”, ka thënë ai.
-
BE-ja jep mbi 76 milionë euro për ndërrimin e elektro-filtrave të Kosovës B dhe reduktimin e pluhurit të Denox-it
-
Hoxha: BE-ja mbështet instalimin e filtrave në Kosova B por kërkon plan të detajuar të punës nga KEK-u
-
KEK-u synon shtimin e jetëgjatësisë së turbinave të TC “Kosova B” edhe për 20 vjet
-
Miratohet marrëveshja për rialokimin e 1.5 milionë euro për ndërrimin e filtrave në “Kosova B”
-
Sfidat e KEK-ut për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetik