Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin, me të cilin diskutoi për projektet e BE-së që trajtojnë energjinë dhe mbrojtjen e ambientit.
“Në kuadër të IPA 2018 dhe 2019, BE-ja është duke e mbështetur instalimin e filtrave në Kosova B, me vlerë rreth 78 milion euro. Për të realizuar këtë projekt, po kërkohet nga BE-ja një plan i detajuar i aktiviteteve të paraparë nga KEK-u rreth punimeve në Kosova B që të mos këtë dyfishim të punës apo vonesa në implementim”, tha Hoxha.
Po ashtu, në komunikatën e kësaj ministrie dërguar mediave, thuhet se Hoxha ka cekur se fondet për dekomisionimin e disa pjesëve të Kosova A, dhe ndërlidhja me projektin për deponinë e mbeturinave të rrezikshme, janë projekte kapitale me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Thaçi vlerësoi përkrahjen nga BE-ja dhe angazhimin e Hoxhës rreth zbatimit të fondeve të IPA-s, duke e siguruar atë se të gjitha obligimet e KEK-ut, në drejtim të përmbushjes së afateve të planifikuara do të realizohen sipas planit.
-
BE-ja jep mbi 76 milionë euro për ndërrimin e elektro-filtrave të Kosovës B dhe reduktimin e pluhurit të Denox-it
-
Matoshi: Të bëhet sa më shpejtë ndërrimi i filtrave në Kosovën B
-
Hoxha: Fondet e BE-së janë thelbësore për rrugën tonë integruese
-
Hoxha nënshkruan me Komisionin Evropian përkrahjen me vlerë 48 milionë euro
-
Miratohet marrëveshja për rialokimin e 1.5 milionë euro për ndërrimin e filtrave në “Kosova B”