Publicisti, Halil Matoshi, është anëtar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
I pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka prezantuar aderimin e ri, duke thënë se
Matoshi ka qenë nga protagonistët e parë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi, që nga koha e bashkëpunimit me ish-presidentin Ibrahim Rugova në vitet e 90’ta.
Matoshi ka deklaruar se ai u ka besuar dy njerëzve: presidentit Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinajt, i cili ka qenë kryeministri i parë i tij ose me të, raporton KTV.
Ndërkohë që edhe Nismës për Kosovën iu bashkuan dy asamblistë të kuvendit Komunal të Drenasit, ish-kryetari njëherësh edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e fundit, Vehbi Berisha si dhe Nexhmedin Bala.
Artikuj të ngjashëm
-
Matoshi: Erdha në AAK sepse kam besim në Ramush Haradinajn ashtu siç kisha në Ibrahim Rugovën
-
Publikohet lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma
-
Haradinaj: Po vjen koha e ndryshimit
-
Haradinaj: Kosova asnjëherë më parë s’ka pasur nevojë më shumë për Aleancën
-
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej