Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP) që sot të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Matoshi vlerëson se kjo është mënyra që ata ta arsyetojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjike, për të mos e votu demarkacionin. Ky grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar! Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe ‘Jo’- së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes”, ka shkruar Matoshi në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.
“Jepni krahë Kosovës”, u ka thënë në fund Matoshi atyre, duke shprehur mendimin se vota pro demarkacionit do t’i largojë ata nga konspiracioni në realpolitikë.
Seanca për votimin e demarkacionit pritet të vazhdojë sot nga ora 11:00, pasi seanca e djeshme përfundoi në mesnatë pas një debati të zgjatur në mes të deputetëve.
-
Haradinaj thërret Vetëvendosjen të votojë demarkacionin, mosvotimi çon në izolim
-
LDK: Haradinaj të dorëhiqet nga Qeveria, Thaçi nga dialogu me Serbinë
-
Sot në orën 11 votimi për demarkacionin
-
Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin
-
Qeveria dhe analistët s’besojnë në mocionin e opozitës për zgjedhje të reja, demarkacioni mund të kalojë