Ministria e Jashtme gjermane ka bërë publike qëndrimin më të fundit në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ministrit të shtetit Heiko Maas me rastin e një konference të mbajtur në Berlin me homologun e tij kroat.
Duke iu referuar vendosjes së axhendës për Evropën me çështjet e zgjerimi, Kuadrit Financiar Shumëvjeçar dhe Brexit, ministri gjerman është deklaruar publikisht se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE.
Por kanë qenë të dy ministrat që kanë sqaruar të njëjtin qëndrim për faktin se këto dy vende kanë nevojë për një perspektivë të besueshme të BE-së dhe se ata duhet të fillojnë negociatat e pranimit.
BE është një projekt paqeje janë deklaruar të dy ministrat dhe një lokomotive ekonomike, fakt ky që nuk është askund tjetër më aktual se në Ballkanin Perëndimor prej nga Kroacia shihet si një vend urë në rajon./rtsh/
-
Gjermania thotë se BE-ja “duhet të hapë derën” për vendet e Ballkanit
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në BE
-
Scholz: Është koha të veprohet për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor
-
Scholz: Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë
-
Von der Leyen: Maqedonia e Shqipëria të nisin procesin e anëtarësimit në BE para fundit të vitit