Në gjashtë pika të shesheve të Prishtinës ka nisur shpërndarja falas e 600 maskave për qytetarët, si masë mbrojtëse kundër COVID-19.
Kjo fushatë është organizuar nga platforma “Civikos”. Dardan Kryeziu nga kjo organizatë, ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për t’u ndihmuar qytetarëve në respektimin e masave, pasi sipas tij, është shqetësuese që rreth 80% e qytetarëve nuk po bartin maska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Civikos” ka lansuar edhe fushatën “vendose maskën” në rrjete sociale, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të mos dalin në ambiente të jashtme pa mbuluar gojën dhe hundën.