Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka tërhequr 16 licenca të mësimdhënësve.
Sipas ministrisë, në një shkollë të Rahovecit janë konstatuar mospërfillje të procedurave ligjore dhe më pas Këshilli Shtetëror për Licencim ka ndërmarrë veprime.
“Pas inspektimit tematik të realizuar nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë të Rahovecit është konstatuar mospërfillje e procedurave ligjore. Bazuar në këto gjetje, janë dhënë rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, të cilat duhet të zbatohen brenda afateve ligjore ndërsa raporti me gjetje i është dërguar paraprakisht Komunës së Rahovecit. Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij ligjore”, thuhet në njoftimin e ministres në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci.
-
43 punonjës në sektorin e arsimit në Fushë-Kosovë tash e 12 muaj pa paga
-
Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit
-
11 administratorë të Maturës Shtetërore u shpëtojnë gjobave
-
Ciceronët pa licencë në Kosovë gjobiten prej 1 gushtit
-
Mësimdhënësit “tepricë”, barrë për komunat - kërkohet ndryshimi i formulës