Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim znj. Darllen Grent, udhëheqëse e Korpusit të Paqes në Kosovë, me të cilën bisedoi për punën dhe angazhimet e deritashme që po bëjnë vullnetarët e Korpusit të Paqes në shkollat e Kosovës, kryesisht në qytete dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimi të mëtutjeshëm njofton kumtesa ministrore.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të angazhuar në mësimdhënien e gjuhës angleze sipas metodave amerikane, në një numër të konsiderueshëm të shkollave, në disa prej të cilave mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe dhe boshnjake, transmeton Koha.net.
Bytyqi me këtë rast ka falënderuar znj. Grent për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e tyre në përgatitjen e mësimdhënësve tanë, për të aplikuar metodat moderne të mësimdhënies së gjuhës angleze dhe krahas kësaj të kuptojnë kulturën amerikane. .
Ai gjithashtu tha se, jemi të angazhuar dhe të interesuar që të kemi sa më shumë bashkëpunëtorë, me qëllim të ngritjes së sistemit të arsimit në nivel më të mirë. “E vlerësoj shumë angazhimin vullnetarë të mësimdhënësve tuaj, të cilët po bëjnë më të mirën për të mbështetur mësimdhënësit tanë me metoda dhe forma të ndryshme profesionale të mësimdhënies”, tha ministri Bytyqi.
Më tej, Ministri theksoi që gjatë vizitës që para disa ditësh kishte në Ioëa të SHBA-ve, kemi hasur në gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për ta mbështetur në forma të ndryshme zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe kjo për ne është një gjë shume e çmuar.
Edhe
Vullnetarët e Korpusit të Paqes në shkollën e Vranidollit
Nga ana tjetër, Grent tha se, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje, por gjithnjë duke u bazuar dhe mbështetur agjendën e Ministrisë së Arsimit, në implementimin e reformave në arsim.
Grent shprehu keqardhjen që aktiviteti i tyre nuk po mund të zhvillohet sa duhet në vendet rurale për shkak të kushteve.