Në kuadër angazhimit të vazhdueshëm për pasurimin e programit mësimor ekstra kurrikular për nxënësit në Kosovë dhe me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të shoqërisë civile me institucionet , ministri i Arsimit, Shyqri Bytyçi dhe drejtoresha e Green Art Center - Prishtina Merlina Beu – Muçaj zhvilluan një takim pune ku krahas tjerash u diskutua për aktivitetet mjedisore në kuadër të programit të GAC për edukim mjedisor në institucionet arsimore.
Në këtë takim u veçua rëndësia e aktiviteteve jashtë mësimore nëpër shkolla, roli i nxënësve dhe studentëve në ngritjen e vetëdijes qytetare në komunitetin e gjerë dhe aktivizmi qytetar.
Ministri Bytyçi ofroi mbështetjen e tij duke u shprehur që MASHT është e përkushtuar që në vazhdimësi t’i ofrojë mbështetje organizatave të shoqërisë civile me të cilat ndanë qëllimin e përbashkët, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe edukimin e brezave të rinj me programe dhe aktivitete bashkëkohore me impakt për shoqërinë në Kosovë.
Përmes aktiviteteve të shumta që GAC implementon, synohet sensibilizimi i qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e reformave të ndryshme që kanë nisur nëpër komuna në Kosovë./KsP.
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MASHT- it dhe Ambasadës së Kroacisë
-
Bytyqi: Të përkushtuar që të gjithë fëmijët të përfshihen në arsimim dhe edukim
-
Ministri i MASHT-it e rektorët diskutojnë rreth qasjes në “Erasmus+”
-
Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin
-
Bytyqi: Gjermania ka punuar që arsimi në Kosovë të jetë më kualitativ, kemi ende nevojë për të