Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i dështon edhe këtë vit me provimin e maturës

Ndonëse kanë qenë të angazhuar 2.284 administrues dhe 680 komisionarë, provimi shtetëror i maturës ka dështuar edhe këtë vit sa i përket administrimit të tij, shkruan sot Koha Ditore .

Ligji për maturën shtetërore dhe një vendim i nxjerrë javë më parë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Shyqiri Bytyqi, e ndalojnë përdorimin e telefonave në ambientet ku mbahet testimi.

Megjithatë, maturantët kanë arritur që përmes telefonave ta fotografojnë testin dhe ta publikojnë në rrjete sociale nga ku i kanë marrë përgjigjet.

“A ka të grupit C përgjigje najkush shpejt”, “Ju që jeni kanë në test sot a ka pasur kontroll?-Jo veç merri dy telefona njërin e dorëzon tjetrin e mban”, ishin disa nga komunikimet e maturantëve në grupin “Testi i Maturës 2018-Pyetje-Përgjigje”.

MASHT-i në një njoftim për media ka thënë se testet e publikuara nuk janë ato të cilat do t’i kenë maturantët para vetes në ditën e testimit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

{gallery}

Artikuj të ngjashëm