Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), të udhëhequr nga kryetari i Këshillit, Bedri Xhafa.
Gjatë këtij takimi, Bytyqi është informuar rreth punës dhe aktiviteteve që po bën AKK-ja, ku Xhafa njoftoi se Autoriteti është duke punuar konform planit që kanë, ndërsa theksoi se është shënuar progres në shumë fusha, si në miratimin e standardeve dhe profesionit, dhe në akreditimin e institucioneve që kanë aplikuar.
Ministri Bytyqi tha se ditëve në vazhdim do të angazhohen me të gjithë akterët relevantë në mënyrë që të përgatiten për raportimin që është planifikuar të bëhet në fund të vitit.
Po ashtu Bytyqi ka shprehur vullnetin e tij dhe të MAShT për të mbështetur punën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.
-
MASHT-i mirëpret aprovimin e koncept-dokumentit për AKA-në
-
Biseda me udhëheqësit e EQAR-it për cilësinë e arsimit të lartë
-
Bytyqi kërkon nga anëtarët e rinj të KSHC-së të jenë kredibilë në vendimmarrje
-
Bytyqi mbledh urgjentisht Këshillin e Cilësisë, AKA rifunksionalizohet pas 7 muajsh
-
Bytyqi: Nuk do të ndërrohen emrat e propozuar për Bordin e Akreditimit