Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Masat e reja, nga sot hyn në fuqi kufizimi i lëvizjes

Sot, e hënë, do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të marra nga Qeveria e Kosovës. Ato do të jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Vendimi për masat e reja është marrë të shtunën në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e masave që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë është shtyrja e fillimit të vitit shkollor deri më 13 shtator, më pas kufizimi i orarit të gastronomisë deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të hapura. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit.

Po ashtu qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshmi të vaksinimit, test PCR në 72 orët e fundit apo test serologjik në 30 ditët e fundit.