Drejtoria e Shëndetësisë e Klinës ka formuar një grup koordinues për vlerësim të cilësisë së shërbimeve dhe disiplinës të gjithë stafit mjekësor, i angazhuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe ambulancat në këtë komunë.
Me masat e marra, synohet rritja e shërbimeve dhe e disiplinës në të gjithë stafin dhe suspendimin nga puna e atyre që nuk ofrojnë shërbime në nivelin që duhet të jetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
E gjithë kjo ngritje e kontrollit në qendrat mjekësore të Klinës, ndërlidhet siç thotë drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, me dukuritë si mosrespektimin e orarit të punës, bashkëpunimi i mjekëve me farmacitë dhe kompanitë e barnave, mosrespektimi i pacientëve, si edhe referencat e shumta që po bëhen nga laborantët dhe mjekët e QKMF-së për laboratorët dhe klinikat e caktuara private.
“Çdo ditë po marrim masa ndaj punëtorëve shëndetësorë. Po i përdorim fillimisht vërejtjet me gojë dhe vërejtjet me shkrim. Por ka raste që i kemi ndëshkuar edhe me heqje mëditjeje. Këto ndëshkime kur po i prek në xhep, kanë nisur të ndikojnë në rritjen e disiplinës dhe shërbimit në punë”, tregon Sejdiu për masat që po shqiptohen. Sipas tij, deri tashti janë ndëshkuar dhjetë veta me heqje të një mëditje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Masa disiplinore ndaj punëtorëve shëndetësorë që s’e respektojnë orarin e punës
-
Mosrespektimi i orarit të punës – shkelja kryesore e stafit shëndetësor në QKUK
-
Komuna e Klinës vlerëson se ka ardhur koha të dalë nga karantina
-
Sejdiu: Klina po respekton masat, jemi të furnizuar mirë
-
Kontrollim sistematik mjekësor i nxënësve të klasave I-V në Klinë