Arbëri

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së brenda vitit 2029

Forumi i Bledit

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda vitit 2029, ka vlerësuar komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. 

Kos tha se nëse Qeveria në Shqipëri vijon reformat, anëtarësimi do të jetë realitet në 2029. Ajo foli gjatë Forumit të Bledit në Slloveni.

“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë. Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos. “Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”./TCH