Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshje po, por jo edhe bashkëpunim ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

Që nga takimi i parë mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 2014, disa marrëveshje thuhet të jenë nënshkruar me qëllim të nxitjes së shkëmbimit tregtar, raporton KTV.

Por, të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se tregtia me Shqipërinë nuk ka pasur progres të theksuar.

Shqipëria renditej në vendin e 8 për tregti gjatë vitit 2014, e më pas lëvizjet kanë qenë mes vendit 7 dhe 6.

Progresi më i madh është arritur këtë vit, duke kaluar në pozitën e pestë, me rreth 200 milion euro qarkullim.

Por, sërish vendin para saj e zë Serbia si dhe vendet shumë më të largëta si Gjermania, Turqia, Kina e Italia.

Edhe Shqipëria, partnerja kryesore e Kosovës për import e eksport nga vendet e CEFTA-s Arbëri Shqipëria, partnerja kryesore e Kosovës për import e eksport nga vendet e CEFTA-s

Lidhur me këto marrëveshje janë deklaruar zyrtarët më të lartë shtetërorë, si kryeministri Edi Rama e Ramush Haradinaj, duke vlerësuar efektin e tyre.

Por, të kundërtën e thotë Oda Ekonomike e Kosovës.

Madje, eksporti i produkte vendore është 8 herë më i vogël sesa importi.

Sipas Rukiqit kjo tregon se bizneseve vendore po u vihen barriera.

Lidhur me këto marrëveshje nuk i është përgjigjur kërkesës për prononcim koordinatori i dy qeverive, Fatmir Limaj, njëherësh pjesëmarrës i pesë mbledhjeve të realizuara.

Importi më i madh nga Shqipëria nuk është për produkte ushqimore, por për materiale të tjera, si çelik, lëndë djegëse minerale, gëlqere dhe plastikë.

Edhe Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë Arbëri Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë

Ndërsa, eksportohen materialet dhe pajisjet elektronike, makineritë dhe pajisjet mekanike, e mjete transporti të vagonëve.

Kosova e Shqipëria blejnë pak nga njëra-tjetra edhe produkte ushqimore.