Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit e deklaratën e dy presidentëve, Thaçi e Vujanoviq, të nënshkruar më 16 të këtij muaji, raporton KTV .
Menjëherë kryeministri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të enjten në orën 11:00, duke thënë se tash janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.
Haradinaj ka thënë se të tria do të votohen si një dokument i vetëm.
Por, kjo marrëveshje me ndryshime do të votohet vetëm në Kosovë, e jo edhe në Malin e Zi.
Kryeministri ka thënë se Mali i Zi nuk është i obliguar ta votojë të njëjtën, sepse tashmë e kanë ratifikuar një në Kuvend.
Gjatë paradites, Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi marrëveshjen e proceduar më 4 dhjetor të vitit të shkuar.
Edhe
Qeveria shpreson t’i bëjë votat për demarkacion deri të enjten
Sipas Haradinajt, me marrëveshjen e re që tha se ka kontribuar shumë edhe personalisht, Kosova ka arritur të ruajë territorin dhe të sigurojë lëvizje të lirë për qytetarët.
Në të dyja mbledhjet e Qeverisë ministrat serbë kanë abstenuar. Mbledhjes së parë të Qeverisë i ka paraprirë një takim i kryeministrit te presidenti me ambasadorët e QUINT-it.