Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci takohet me Hovenierin, bisedojnë për bashkëpunimin në tranzicionin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku ndër të tjera kanë biseduar edhe për planin dhjetëvje[ar të tranzicionit të FSK-së.

“Ministri Maqedonci e njoftoi ambasadorin Hovenier edhe me objektivat kryesore të tij dhe për prioritet që do të ketë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë, përkrah së cilëve jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në çdo mision të rëndësishëm, duke kaluar kësisoj nga konsumues të sigurisë në garantues të saj”, është theksuar në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ambasadori Hovenier në një posatim në platformën “X” ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së në rrugën e tranzicionit 10-vjeçar të FSK-së.

“Kënaqësi që sot pasdite u takova me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10-vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar Hovenier.