Pas dhunës së mbrëmshme ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare dhe gazetarëve që ishin duke e përcjellë seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit sot janë bartur para zyrës ë bashkimit Evropian në Shkup.
Protestuesit të organizuar nga organizata “Për Maqedoni të Përbashkët” janë duke protestuar para zyrës së BE-së, ku po kundërshtohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i institucioneve të vendit, përcjell kp.
Ndërkohë përpara Kuvendit është ndërprerë protesta duke hequr edhe tendat, të cilat ishin vendosur mbrëmë në mesnatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestuesit antishqiptarë rikthehen para Kuvendit në Shkup
-
Disa serbë protestojnë para Zyrës së Kosovës në Beograd, kërkojnë anulim të marrëveshjeve
-
Kaos para Kuvendit të Serbisë, protestuesit tentojnë të futen brenda
-
“Maqedonia bllokon” paralajmëron protestë para Kuvendit
-
Përshkallëzohet protesta në Shkup kundër emrit të Maqedonisë