Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua ka drejtuar një shkresë zyrtare të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës, si dhe kryesuesve të kuvendeve komunale, përmes së cilës ua rikujton se nga mesi i majit u skadon mandati ligjor për të marrë vendime në lidhje me pronat komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëpërmjet kësaj shkrese, Ministria ua rikujton komunave se do të monitorojë edhe vetë kuvendet komunale, nëse ato do të marrin vendime të këtilla, duke ua bërë me dije se çdo vendim i marrë pas këtij afati nuk prodhon efekt juridik dhe, rrjedhimisht, është i paligjshëm dhe i paimplementueshëm.
“Për shkak se i jemi afruar fundit të mandatit të rregullt ligjor të kuvendeve të komunave, duke u bazuar në nenin 6, paragrafi 3 të Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, MAPL-i kërkon nga kuvendet komunale që, duke filluar nga 15 maji 2017, nuk mund të japin pronën e Komunës në shfrytëzim afatgjatë”, thuhet në shkresën e Ministrisë.
Aty shkruan se për këtë qëllim, MAPL-i nëpërmjet zyrtarëve të monitorimit në vazhdimësi do të monitorojë kuvendet e komunave, në rastet kur konstatohet se ato pas kësaj periudhe kanë marrë vendime për dhënien në shfrytëzim apo këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës afatgjatë, vendimet e tilla nuk mund të prodhojnë efekt juridik.
Shkresa, një kopje të së cilës e posedon gazeta, është nënshkruar nga zëvendësministri i MAPL-it, Bajram Gecaj, dhe nga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë, Rozafa Ukimeraj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Fundi i marsit kufizon kompetencat e kuvendeve komunale për këtë mandat
-
Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
-
MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave
-
MAPL-ja mjaftohet që shoqëria civile të jetë në rolin e vëzhguesit në matjen e performancës komunale
-
Murati për tatimin në pronë: Lojë e komunave, kanë afat deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen