Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të merren të gjitha veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Krasniqi i ka thënë KOHËS se e ka informuar shefen e shtetit për përfundimin e mandatit të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, me rastin e dorëheqjes së tyre.
“Është dërguar informimi për dorëheqjen e katër kryetarëve”, ka thënë ai.
Kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.
Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit serbë u zgjerua edhe në fusha tjera, si në siguri e gjyqësor.
-
Krasniqi: Kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të veriut nuk janë drejtuar në kuvendet komunale
-
MAPL-ja thotë se s’ka njoftim zyrtar për iniciativën për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore
-
Qeveria refuzon idenë e dorëheqjes së kryetarëve në katër komunat veriore
-
Osmani propozon 18 dhjetorin, serbët kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve shkaku i tensioneve
-
Presidentja Osmani i pret partitë për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri