Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mamografi mobil stacionohet një muaj në Istog

Foto: Koha

Mamografi mobil që nga e hëna do të qëndrojë në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog.

Gjatë një muaji mamografi mobil do t’u ofrojë grave të Istogut kontrolle falas, gjatë orarit të rëndomtë të punës nga ora 9:30 e mëngjesit deri në orën 15:00, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i QKMF-së në Istog, Shefqet Mehmetaj, ka treguar se 28 ditë pune automjeti i mamografisë do të qëndrojë në Istog, sipas marrëveshjes që kanë bërë me përgjegjësit e mamografisë mobile.

Sipas tij, gjatë këtij muaji do të ekzaminohen nga 12 gra në ditë të grupmoshës 40 vjeçe dhe gratë që kanë ndonjë problem eventual me gjinjtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)