Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe përgjatë muajit nëntor do të ofrojnë shërbime falas për mamografi në Qendrat Klinike Familjare të kryeqytetit.
“Gjatë muajit tetor kemi ofruar shërbime falas të mamografisë për të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës. E këtë shërbim po e vazhdojmë edhe gjatë muajit nëntor”, thuhet në postimin e kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti.
Tutje, komuna ka ftuar për kontrolle rutinore të gjitha gratë e Prishtinës për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit.
“Eja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për kontrolle rutinore dhe informim sa më mirë për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Mamografi falas për gratë gjatë gjithë muajit në Prishtinë
-
Bëhet thirrje për kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje
-
“Trafiku Urban” ofron udhëtim falas për gratë që duan të bëjnë mamografinë
-
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit e gjen sërish QKMF-në e Lipjanit pa Mamografi
-
Komuna e Prishtinës nga nesër vazhdon me realizimin e testeve rapid