Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malta vazhdon bashkëpunimin me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këtë shtet mik edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Haradinaj kërkoi nga Ambasadori Pulis mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Artikuj të ngjashëm