Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly, njofton kumtesa qveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj e njoftoi Ambasadorin për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Irlandës në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në UNESCO, Interpol dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Nga ana tjetër ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
-
Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm me Irlandën
-
Kosova kërkon mbështetje nga Irlanda për konsolidimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar
-
Kurti: Irlanda mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës
-
Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë së Madhe për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
-
Haradinaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për anëtarësim në INTERPOL dhe liberalizim