Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malltezi, dhëndri i Berishës: Mendimet për PD-në ndajini në forume, jo në kafene

Jamarbër Malltezi, i cili mban postin e kryetarit të Departamentit të mjedisit, pyjeve dhe turizmit në PD ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook, në të cilin shkruan se PD është krijuar nga studentët dhe intelektualët si një parti e njerëzve të lirë. Duke përmendur këtë fakt, Malltezi shton se duhet dëgjuar zëri i anëtarëve dhe forumeve të PD.

Statusi

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”. Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri-tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij? Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene. Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje. Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise.