Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva angazhon 12 punëtorë sezonalë në shërbimin e pylltarisë

Qeveria lokale e Malishevës në prag të stinës së verës ka marrë vendimin për angazhimin e punëtorëve sezonalë në shërbimin e pylltarisë.

Kështu planifikohet që ky shërbim të ketë kapacitete shtesë për parandalimin e prerjes pa leje të pyjeve. Zyrtari i informimit i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi, ka konfirmuar se kryetari Ragip Begaj, pak javë më parë ka miratuar konkluzionin për angazhimin e 12 punëtorëve sezonalë në shërbimin e pylltarisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Numri prej 12 punëtorëve sezonalë të angazhuar në sektorin e pylltarisë është i nevojshëm për roja pylli”, ka thënë Paçarizi. Ai ka shtuar se kjo vendimmarrje është bërë edhe si pasojë e sugjerimeve të Agjencisë Pyjore të Kosovës, por që kompetencat në këtë fushë i takojnë nivelit komunal. Pyjet në Komunën e Malishevës kanë qenë cak i prerjes pa leje të pyjeve shpesh herë gjatë vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.