Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva angazhon 40 punëkërkues për mirëmbajtjen e pyjeve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për punësimin sezonal në sektorin e pylltarisë të 40 punëkërkuesve.

Marrëveshja synon realizimin e programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në aktivitete silvikulturore, rrallime paratregtare, pastrime, çlirime, krasitje, hapje shtigjesh pyjore, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe aktivitete me interes për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (AKP).

Këta punëkërkues do të jenë të angazhuar për gjashtë muaj dhe pritet të fillojë të realizohet nga mesi i këtij muaji, ndërsa programi realizohet në Malet e Berishës, që është zonë me interes të veçantë edhe për APK-në.

Ky program realizohet në bashkëpunim me Zyrën e punësimit.

Artikuj të ngjashëm