Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutivi i Prizrenit vendos të angazhojë përkohësisht 6 roja pylli

Komuna e Prizrenit ka marrë vendimin, që të angazhojë gjashtë roja pylli me kontratë në vepër me synimin që të shtohen angazhimet në drejtim të parandalimit të dëmtimeve dhe zjarreve në pyjet e kësaj ane.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë lokale është miratuar kërkesa e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për pranimin e këtyre punëtorëve stinorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo kërkesë bëhet me qëllim të mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit dhe zjarret. Gjatë stinës së verës rriten mundësitë për paraqitje të zjarreve dhe formave tjera të dëmtimeve. Dëmet nga mosprania e rojave nëpër pyje janë me pasoja të mëdha dhe pranimi i punëtorëve stinorë manifestohet me rezultate pozitive në këtë sektor”, shkruan në kërkesën e nënshkruar nga drejtori i Bujqësisë, Pal Geci.

Përmes kësaj shkrese ai ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja që të miratohet “konkluzioni për pranimin e 6 punëtorëve me kontratë në vepër në sektorin e pyjeve”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.