Shpërthimi i zjarreve në zonat fushore dhe pyjore të rajonit të Prizrenit ka mobilizuar drejtuesit e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të emergjencave për koordinimin e veprimeve me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.
Sipas përgjegjësve, shkaktari kryesor i zjarreve që në pranverë, e sidomos në verë, dëmtojnë pyjet është faktori njeri, prandaj dhe është bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të legjislacionit.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka sqaruar se Drejtoria Rajonale e Policisë ka ftuar një takim pune me shtabet emergjente në nivel të drejtorive rajonale, Shërbimin e zjarrfikësve dhe Agjencinë pyjore të Kosovës me qëllim të bashkërendimit të veprimeve për parandalimin e zjarreve, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.