Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi të martën, se për hyrje në Mal të Zi duhet pasaporta edhe për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare janë lejuar të kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.
“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, tashë është në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga 14 shtatori hyrja në Malin e Zi me dëshmi vaksinimi ose test negativ
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje
-
Mali i Zi përfiton 310 milionë euro nga shitja e pasaportave për të huajt
-
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Mal të Zi
-
Mali i Zi ashpërson masat