Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka porositur sot se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, do të jetë shumë i kënaqur.
Megjithatë, ai ka thënë se edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë Mali i Zi do të jetë i durueshëm.
“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të jemi të durueshëm. Kjo është çështje e raporteve të forcave politike në Kosovë dhe ne aty nuk mund të ndikojmë, dhe as që do duhej”, ka thënë ministri Darmanoviq pas takimit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, raporton Koha.net.
Darmanoviq ka thënë se beson që ky vendim do të kalojë në Kuvendin e Kosovës sepse i hap rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
-
Një vit nga demarkacioni, të dyja shtetet e konsiderojnë çështje të mbyllur
-
Kryeministri malazias përshëndet ratifikimin e demarkacionit
-
Darmanoviq: Respektohet Marrëveshja për kufirin, lejohen korrigjimet teknike
-
Çfarë thanë Markoviq e Haradinaj për Demarkacionin
-
Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni, temë e kryer për ne