Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri malazez që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotiti të mos lejohet futja e pasagjerëve që vijnë nga Shqipëria e që duan të futen në territorin e Malit të Zi.
Sidomos nëse kanë lidhje me shtetin italian. Koha Jonë thekson se nuk ka vendim zyrtar e publik, por faktikisht derisa të gjithë po i kthen pala malazeze, duke gjetur pretekste, tregon se ka urdhër për bllokimin e kalimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto kushte po kthehen pas për në Tiranë të gjithë autobusët, mikrobuzat dhe makinat me pasagjerë. Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin. Në kufirin kroat është shumë më e vështirë kalimi për në territorin e tyre.