Një tjetër zë kritik ndaj Lulzim Bashës shton dozën e kritikave ndaj kreut të demokratëve, pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike.
Në një status në Facebook, ish-ministrja Majlinda Bregu thotë se ky është një statut për kryetarët e PD.
Për ta ilustruar këtë, Bregu i kujton kreut të PD-së, fjalimin që ai mbajti në vitin 2014.
Postim i plotë:
Nje statut per Kryetar te PD-se!
Edhe
Basha merr “pushtetin e plotë” në PD
***
Lulzim Basha- Fjala ne Kuvend Kombetar te PD, 2014❗️❗️❗️
“Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj.
Ky lidership i ri jep garanci se do të zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të respektojë diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj Partisë Demokratike.”
***
Pasi Statuti i vjeter na coi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh Statuti i ri!
Poshte statuti i humbjes!
Rrofte statuti i fitores!
Edhe
Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së
Se mos thote ndonje qe Kryetari nuk ka sfiduar pa reshtur” mbetjet mesjetare” ku Partite sherbejne “si kazerma ne sherbim te Kryetarit!
Statuti kishte faj, atë e shkarkuam!