Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas tha sot se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian nuk kalon vetëm nëpërmjet reformave por edhe nëpërmjet një pajtimi të vërtetë me Serbinë.
Ai i bëri këto komente në Berlin, pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ku u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në një dialog konstruktiv.
Lexo edhe: Pacolli kërkon prani edhe më të madhe gjermane në Kosovë
Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë mbeten të pezulluara për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa ndaj mallrave nga Serbia.
Artikuj të ngjashëm
-
Maas: Marrëveshja Kosovë-Serbi ua hap rrugën drejt Evropës dy shteteve
-
Gjermania për dialogun Kosovë-Serbi: Kyç për perspektivën evropiane
-
Maas kërkon që dialogu të rinisë menjëherë, Vuçiq përsërit se Serbia s’e njeh Kosovën
-
Maas: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Kosovën
-
Maas: Nuk ka alterantivë tjetër për Kosovën e Serbinë ndaj një marrëveshje gjithëpërfshirëse