Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se reagimi i tij të enjten në Kuvend ka qenë kundër Milan Radojçiqit dhe “argatëve të tij”.
Të enjten në Kuvend u përleshen deputetë të PDK-së me ministra e deputetë të LVV-së. Përleshja nisi kur Lushtaku i hodhi ujë kryeministrit Albin Kurtit, dhe ministri Hekuran Murati doli në mbrojtje të tij. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili po ashtu u lag nga Lushtaku ia hodhi këtij të fundit shishen, që çoi në përfshirjen e të tjerëve në rrahje.
“Reagimi im ishte kundër Radoičićit dhe argatëve te tij”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Lushtaku: S’ka logjikë që një zv.kryeministër ta dhunojë demokracinë
-
Përplasje fizike mes Lushtakut të PDK-së e Rrustemit të VV-së
-
Vendosen në Kuvend fotot e Bislimit nga momenti kur gjuajti me shishe Lushtakun
-
Lushtaku: Qeveria Kurti i shpalli heronj Radojçiqin e Vuçiqin
-
Lushtaku: Qeveria zdraVo e ka vendin në Beograd