Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lunaçek: PE i dha dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së.

“Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunaçek në profilin e saj në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo