Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka treguar se si presidenti Ibrahim Rugova e kishte refuzuar ftesën e presidentit francez Jacques Chirac për ta vizituar Francën, pas masakrës në Prekaz ndaj familjes Jashari.
Rugova e kishte ftuar Chiracun në Kosovë për ta parë atë që po ndodhte në Kosovë.
“Si sot me kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, presidenti Shirak e ftoi presidentin Rugova të shkojë në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizitë në Kosovë, Shirakun që ta shohë me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë! Lavdi themeltarëve të shtetit të Kosovës që ikën nga kjo botë, para se të jetësohet pavarësia e vendit tonë!”- ka shkruar Peci në Facebook.