Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Luftëtari më i njohur dhe më radikal shqiptar në ISIS u vra më 7 qershor

Forcat e koalicionit të drejtuara nga SHBA-të kanë konfirmuar se njëri nga komandantët e Shtetit Islam, Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit, kolonel Ryan Dillon, ka thënë se Muhaxheri është vrarë më 7 qershor në sulmin ajror të Majadin, jo larg Deir Ezor në lindje të Sirisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai ishte shqiptar nga Kosova dhe lider i vetë proklamuar i luftëtarëve të huaj të Shtetit Islam nga Kosova”, ka thënë Dillon për media përmes një video-thirrjeje nga Bagdadi, transmeton AFP.

Ai ka thënë se Muhaxheri ishte “luftëtari më i njohur dhe më radikal shqiptar” në Siri, përgjegjës për planifikim sulmesh të shumta terroriste, përfshirë edhe planin e pasuksesshëm për sulm ndaj futbollistëve izraelitë në ndeshjen Shqipëri-Izrael, të zhvilluar vitin e kaluar në Shqipëri, përcjell ksp.

“Përveç Muhaxherit, në sulmin e forcave të koalicionit kanë humbur jetën edhe tetë bashkëluftëtarë të tij”, ka thënë zëdhënësi i forcave të koalicionit.