‘Luftë flamujsh’, e ka përcjellë Kosovën këto ditë kur po afrohet përvjetori i 10-të i pavarësisë.
Dashuri dhe mendim për flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës ka shprehur secili ditëve të fundit në Kosovë.
Por, që të dy shiten gjithkund, përfshirë në rrugë.
Flamuri i sapokthyer në hyrje të Prishtinës vazhdon të ruhet nga forcat speciale të Policisë.
Dizajnuesi i tij ka treguar për KTV-në se është ndjerë mirë kur është kthyer ai të martën në shtizën që u bë për të.
Dizajnimi i flamurit të Kosovës u bë përmes një konkursi ndërkombëtar dhe për të kishte kushte të veçanta.
Edhe
Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan
Nuk janë vetëm këta dy flamuj, për të cilët po bëhet debat. Vetëm 10 km nga Prishtina, në Graçanicë, ekspozohet vetëm flamuri i Serbisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në rajonin e Gjilanit, pasi publikuan një video, duke e djegur flamurin e Kosovës.
Pasi janë intervistuar, prokurori i ka liruar në procedurë të rregullt, derisa veprën e ka cilësuar si prishje të rendit dhe qetësisë publike.