(KosovaPress) - Lufta e fundit në Kosovë për atë ishte ferr. Forcat policore dhe ushtarake serbe ia vranë djalin dhjetëvjeçar, ndërsa djali tjetër i tij ende është në listën e personave të zhdukur.
Vet ai ka mbetur në karrocë. Abdullah Berisha, në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, iu bashkua aktiviteteve që po mbahen në Prishtinë, në kërkim të të zhdukurve.
Abdullahun e shoqëron vetëm vajza e tij, pasi gruaja i ka vdekur. Ai kujton edhe kohën e luftës dhe përjetime e tij.
“Tjetrin e kom në Shtime prej shkaut që mi ka vra 10-vjeçe ka qenë, se tetë ditë rresht në stacion kam qenë, plus më ka zënë në Pejë në luftë dhëmbët krejt qaty mi kanë thy por ymri, shpëtova edhe sot jam. Në Shqipëri kur kam dalë, kur jam kthy prej Shqipërisë diabeti edhe sot ja si jam mbet as s’kam pension, një rrogë të zhdukurit edhe ata e kom kredi krejt se më është dashur se shoqen dy muaj ditë edhe përpara është deshtë me dergu por dy muaj, një muaj në Pejë, një muaj në Prishtinë. Në Prishtinë më ka vdekur nga tumori në mëlçi, është dashur 40-60 euro në ditë pare me ble barna krejt,” ka deklaruar ai.
Berisha shton se për këtë çështje nuk e ka pasur ndihmën e Qeverisë.
Edhe
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
“Qeveria nuk më ka ndihmuar kurrë. Tetë ditë rresht në stacion, në të parën ditë ma kanë hup mëditjen më jo edhe ajo është afër një fshati afër neve. Askush hiq përpara nuk më ka ndihmu, njëherë e di kryetari i komunës në këtë gjendje kur më ka gjet mi ka qitë, më doket në konto ku e marrë rrogën 100 euro, kurrë më hiq. Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë mi ka pru në shpi dy herë nga 200 euro, më kurrë me thënë diçka me të ndihmu, me pas rrogë. Mos me konë këta mërgimtarët kur po vijnë edhe pa sebepa kur po më shohin. Shembull ma herët njëri mi la 10 euro aty që vinë me të. E tash jam mbet bukën po duhet me ble,” ka thënë ai.
30 Gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
-
Haxhiu në Mitrovicë për të pagjeturit: Problemi kryesor vazhdon të jetë Serbia
-
Vrasësit e fëmijëve në luftë, më së paku të ndjekur nga drejtësia
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
''10 fëmijë i rrita, njërin ia fala lirisë së Kosovës'', nëna e Shaqir Hoxhës flet për rënien e tij