Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lubomir Mariq emërohet nga Serbia ndihmës i Marko Gjuriqit

Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e sotme, e ka emëruar Lubomir Mariqin zëvendësdrejtor të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën që e drejton e Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Mariq,siç njofton “novostionline”, do të merret me themelimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe me koordinimin e vetadministrimit lokal në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lubomir Mariq ka qenë ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës nga Lista Srpska.

Në mesin e dhjetorit nga kjo pozitë e pati ndërruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Mariq ka qenë edhe koordinator i Ekipit drejtues për formimin e AKS-së.