Tiranë, 8 shtator - Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka marrë certifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Luan Rama shkruan se, “Kosova, “gjaku im që nuk falet” siç e quan poeti, më ka bërë një nder të madh e të veçantë; më ka akorduar certifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, të cilën ma solli miku im që prej vitit 1992, “Hasimi”, emri i luftës i Sadik Halitjahës!”
“Mirënjohje e nderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, pa gjakun, sakrificat, privacionet e luftën e së cilës, nuk do ta kishim sot Kosovën e lirë e të pavarur!”, thekson Luan Rama.

Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Të gatshëm për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, në pritje të zhvillimeve në Kuvend
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Rama: Turp për ata që Thaçin edhe mbrapa hekurave e shohin si armik politik
-
Haradinaj kujton vëllain Luanin në 26-vjetorin e rënies