Liri Loshi, kandidat i Vetëvendosjes për deputet, që ishte edhe dëshmitar kundër në procesin gjyqësor ndaj Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se Kosova s’ka punuar sa duhet për zbulimin e krimeve të Serbisë. Sipas tij, megjithatë ka ende kohë e hapësirë për të bërë diçka në këtë aspekt.
Loshi, që në kohë lufte ishte mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe që kreu edhe funksionin e reporterit, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se si pasojë e dëshmisë së tij ndaj kriminelëve serbë për masakrën e Izbicës, i ishte kërkuar të jetonte për një kohë larg Kosovës.
“Absolutisht s’është vënë drejtësia. Millosheviqi ka vdekur para se të merrej verdikti gjyqësor. Është një numër i të dënuarve por s’mjafton për krimet e bëra. S’kemi mundur të ofrojmë mjaft prova për krimet e bëra. S’kemi punuar sa duhet për këtë drejtim. Institucionet tona është dashur të bënin shumë më shumë. Por ende ka kohë. Krimi s’vjetërsohet kurrë. Mundemi të sigurojmë prova materiale dhe dëshmitarë që t’i ofrojmë botës provat për krimet që janë bërë e që sot e asaj dite kanë mbetur pa u zbuluar”, ka thënë ai.
Loshi ka thënë se nëse arrin të futet në Kuvend “do të jetë zë i fuqishëm në tubimin e provave për të përgatitur aktakuza”.
- Të mos harrohet se Serbia e Millosheviqit ka bërë pastrim etnik në Kosovë
-
Serbia nuk spastrohet nga fashizmi ndaj Kosovës
-
Të vrarët në luftë kanë emra, por shteti s’i di
-
Hill tregon për bisedimet me Millosheviqin: S’pranoi kompromis për Kosovën, s'ishte as partner i besueshëm
-
Dështon seanca ndaj dy të akuzuarve serbë për krime lufte, shkaku i vonesës në përkthim