Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Loja e PAN-it me numrat

Koalicioni PDK-AAK-Nisma konsideron se ende nuk janë pjekur kushtet për mbajtjen e seancës, ani pse zyrtarë të saj trumbetojnë se tashmë i kanë siguruar numrat.

Për pasojë presidenti Thaçi është duke e zvarritur thirrjen e seancës konstituive, e cila ishte paralajmëruar të ndodhte gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mungesë të veprimeve nga Presidenca, të hënën nuk është thirrur mbledhja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit, e cila është përgjegjëse për përgatitjen e seancës së parë konstituive, në të cilën duhet të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit e të nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Kryesia duhet të mblidhet të paktën 5 ditë para mbajtjes së seancës.

PDK-ja të hënën ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën, mes tjerash, është diskutuar për krijimin e institucioneve.

Por administrata e Kuvendit nuk mund të vihet në veprim pa e thirrur seancën presidenti. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.