Deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma do t’ia mësyjnë të enjten Kuvendit me paqartësi nëse ekzistojnë votat e domosdoshme për ta zgjedhur kryetarin e Qeverisë.
Tri ditë para seancës, administrata e Kuvendit u ka dërguar ftesat për pjesëmarrje deputetëve në seancën konstitutive, e cila do t’i ketë tri pika të rendit të ditës; 1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; 2. Dhënia e betimit të deputetëve; 3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse në koalicion me PDK-në dhe AAK-në deputetë të Nismës nuk e dinë nëse janë numrat e domosdoshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë më 3 gusht. Deputeti i këtij subjekti, Zafir Berisha, ka thënë se sipas fuqisë politike përgjegjësinë për numrat e ka PDK-ja dhe AAK-ja. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të rrethanave të reja në rast se dështon votimi i kryeparlamentarit.
“I nominuari ynë për kryeministër ka përgjegjësi shtesë për bërjen e qeverisë dhe ai është duke biseduar për ta krijuar shumicën parlamentare. Ne jemi të gatshëm të votojmë të enjten për zgjedhjen e kryetarit dhe qeverisë”, ka thënë Berisha për “Kohën Ditore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.