Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, priti në një takim njoftues përfaqësuesit e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, që u printe kryetari, ShukriYmeri.
Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare. Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar është ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i traditës shqiptare.
Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik.
Në fund të takimit, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij, konkretisht ndihmë diasporës sonë.
-
Murati u shkruan mërgimtarëve, tregon se ndau rrugën me PDK-në
-
Murati i telefonon Majkos, e quan lajm të mirë detyrën e re të tij
-
Murati bashkëbisedoi me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora
-
Murati me Kadarenë flet për domosdoshmërinë e fuqizimit të faktorit shqiptar në Ballkan
-
Ministri i Diasporës në Francë për të ndihmuar e institucionalizuar shkollën shqipe